Hapësire reklamuese

Aktualitet

DHUNOHET dhe kanoset nga disa persona oficeri i krimeve në Sarandë, blutë “zbarkojnë” nëpër qytet për të kapur autorët

Shkruar nga Newsbomb
DHUNOHET dhe kanoset nga disa persona oficeri i krimeve në Sarandë,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku mësohet se është dhunuar dhe kanosur nga disa persona oficeri i policisë Mihal Velço.

Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 3 të qytetit, mbrëmjen e së enjtes, ku oficeri i krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë ka qenë duke udhëtuar me motor.

Sipas raportimeve ai është fyer fillimisht dhe më pas është kanosur nga një grup personash, më tej Velço ka zbritur nga motori dhe është konfliktuar fizikisht me ta.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, paraprakisht dyshohet se bëhët fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar.

Pasi është marrë njoftimi forca të shumta policie kanë nisur një aksion në gjithë qytetin e Sarandës deri në orët e para të mëngjesit. Janë kryer kontrolle banesash, lokalesh dhe mjedisesh publike dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje. Por ende nuk ka informacion në lidhje me kapjen e autorëve të dyshuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese