Moti i keq
Qarku i Kukësit është përfshirë pasditen e kësaj të enjte nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe me shkarkesa elektirke.
Mësohet se stuhia ka preku zonën e Tropojës, ku në njësinë administrative Lekbibaj reshjet intensive kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe materialesh inerte.
Po ashtu edhe në disa segmente rrugore janë depozituar masive dheu e gurësh, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Ndërsa pas përmirësimit të kushteve të motit, pritet që autoritetet të ndërhyjnë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit në zonat e prekura.
Sondazh
Poll
