Hapësire reklamuese

Aktualitet

Deklarata skandaloze e ministres serbe, Rama reagon pas akuzave të opozitës: Kush kërkon të bëhemi kor histerik sa herë del një "çyryk" në Beograd, ka ngatërruar adresë

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata skandaloze e ministres serbe, Rama reagon pas akuzave të
Edi Rama dhe Snezana Paunovic

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës në lidhje me mungesën e një reagimi të tij për deklaratën e ministres serbe, Snezana Paunovic, e cila gjatë një interviste televizve tha se Kosovën do ta spastronte etnikisht.

Përmes një postimi në “X”, Rama ka kritikuar ashpër ata që, sipas tij, kërkojnë reagime publike për çdo deklaratë provokuese që vjen nga Serbia, duke theksuar se Shqipëria ka reaguar përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

"Ne kemi reaguar përmes ministrit të Jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten. Kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë", thekson Rama në postimin e tij.

Po ashtu kreu i qeverisë shkruan se nuk është detyrë e çdo institucioni apo autoriteti të reagojë ndaj çdo "idiotësie" të thënë në Serbi, veçanërisht nga persona pa peshë publike.

Postimi i Ramës:

Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!

Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.

Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese