Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin në mes të korrikut, pamje spektakolare mbi liqenin e Fierzës

Shkruar nga Newsbomb
Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin në mes të
Pamje nga mjegulla

Pamje të pazakonta janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kukës-Krumë, ku një mjegull e dendur ka mbuluar të gjithë zonën, përfshirë edhe liqenin e Fierzës.

Mjegulla është krijuar si pasojë e ndërthurjes së temperaturave të larta me rritjen e lagështisë në ajër.

Gjatë dy ditëve të fundit, Kukësi dhe Hasi janë përfshirë nga reshje të dendura shiu në orët e pasdites, duke krijuar kushtet për formimin këtij fenomenit në mesin e korrikut.

Edhe pse mjegulla ka kufizuar përkohësisht dukshmërinë në disa segmente të aksit Kukës-Krumë, ajo nuk ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, i cili ka vijuar normalisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese