Hapësire reklamuese

Bota

Rregulla të reja, SHBA kufizon vizat për gazetarët dhe studentët

Shkruar nga Newsbomb
Rregulla të reja, SHBA kufizon vizat për gazetarët dhe
Foto ilustruese

Administrata Trump, ka vendosur të enjten e djeshme të shkurtojë kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, pjesëmarrësit në programet e shkëmbimit arsimor dhe gazetarët.

Sipas rregullores së re përfundimtare të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), është përcaktuar një periudhë fikse qëndrimi për vizat F, që janë studentët ndërkombëtarë, vizat J, që u lejojnë pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit kulturor që punojnë në SHBA si edhe vizat I, për përfaqësuesit e mediave.

Aktualisht këto viza janë të vlefshme për të gjithë kohëzgjatjen e programit të studimit ose të punësimit në SHBA. Sipas rregullave të reja, periudha e vlefshmërisë për vizat e studentëve dhe të shkëmbimit nuk do të jetë më e gjatë se katër vjet.

Viza për gazetarët, e cila aktualisht mund të zgjasë për vite me radhë,  do të kufizohet në 240 ditë, ose 90 ditë në rastin e shtetasve kinezë. Rregullorja do të hyjë në fuqi 60 ditë pas publikimit në Regjistrin Federal, nëse nuk pengohet nga procesi i shqyrtimit në Kongres.

Kujtojmë se presidenti Donald Trump, ka nisur një fushatë të gjerë kundër emigrcionit menjëherë pasi mori detyrën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese