Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbeti i plagosur rëndë pas atentatit, 50-vjeçari Thimjo Rubati niset drejt Janinës për mjekim të specializuar! Policia në kërkim të autorëve

Shkruar nga Newsbomb
Mbeti i plagosur rëndë pas atentatit, 50-vjeçari Thimjo Rubati
Vendnagjarja e plagosjes

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar me motor nga rruga “Mitat Hoxha” drejt zonës së varrezave të qytetit, në lagjen “Baba Rexhepi”, ku më pas kanë humbur gjurmët.

Mësohet se, pasi janë larguar nga kjo lagje, ata janë futur në një zonë të thepisur, ndërsa policia pritet të shtrijë kontrollet edhe nga deti, në përpjekje për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Ndërkohë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 50-vjeçari Thimjo Rubati do të transportohet drejt Janinës për të marrë mjekim më të specializuar.

Bëhet me dije se Rubati kishte dalë vetëm vitet e fundit nga burgu në Greqi, ku ishte dënuar për një ngjarje të rëndë penale.

Në Shqipëri, ai rezulton i dënuar për trafikim të të miturve dhe përdhunim, si edhe i skeduar për përfshirje në skema të trafikimit dhe kontrabandës së automjeteve.

50-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me burgim me kusht. Pas lirimit nga burgu në Greqi, ai nuk vuajti asnjë ditë burg në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese