Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha është takuar me Ministrin e Jashtëm të Serbisë Marko Gjuriç.
Sipas Hoxhës të dy ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit në rajon. Përmes një poastimi në llogarinë e tij në rrjetin social “X”,ministri u shpreh se gjatë takimit përsëriti edhe qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme të ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosivën, e cila u shpreh se nnëse do të kishte mundur do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në 1998-ën.
“Në margjinat e takimit Ministror, u takova me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Đurić. Shkëmbyem mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e ardhshme. Gjithashtu, përsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtar i Qeverisë Serbe, dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje retorikën që nxit tensione, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane . Kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë në diplomaci: angazhimi në dialog të hapur, shikimi i njëri-tjetrit në sy, përballja me realitetin dhe adresimi i dallimeve me përgjegjësi”, shkroi ministri.
????Washington D.C. -- On the margins of the Ministerial meeting, I met with Serbia's Foreign Minister, Marko Đurić.
— Ferit Hoxha???????? (@HoxhaFer) July 17, 2026
We exchanged on current developments and future prospects.
I also reiterated #Albania's clear and firm position regarding the unacceptable and irresponsible… pic.twitter.com/2699KVFaDQ
