Hapësire reklamuese

Politikë

Humbi përballë Këlliçit për postin e nënkryetarit të PD-së, Luçiano Boçi e thotë hapur: Votimi nuk ishte i pastër

Shkruar nga Newsbomb
Humbi përballë Këlliçit për postin e
Luçiano Boçi dhe Sali Berisha

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar zgjedhjet që u mbajtën për postet drejtuese të Partisë Demokratike, proces pas të cilit humbi postin e nënkryetarit, pasi Belind Këlliçi fitoi garën ndaj tij.

Boçi ka pranuar se votimi brenda demokratëve ka pasur probleme dhe se nuk ishte plotësisht i pastër. Ai tha se votimi ishte më shumë subjektiv sesa objektiv.

"Momenti i votimit është një moment që ka shumë elementë brenda. Nuk është shumë i pastër si moment, është shumë subjektiv dhe jo shumë objektiv. Të dy kishim të njëjtat mundësi. Nuk mendoj se Këlliçi ka lobuar më shumë. Këto janë gjëra që kanë relativitetin e tyre. Nuk do të hyj të gjej detaje", tha Boçi në A2 CNN.

Ndërsa, lidhur me deklaratën e Sali Berishës se "ky është ekipi më i mirë në histori", Boçi tha se bëhet fjalë për dy momente të ndryshme dhe se para katër vitesh.

Është e drejta e zotit Berisha të japë atë përcaktim. Është ekipi i kryetarit të partisë në këtë rast dhe është e drejta e kryetarit të partisë të japë mendim. Ai bën një ballafaqim të ekipeve në vazhdimësi. Ekipet varen edhe nga momentumi politik. Nuk është i njëjtë ky momentum me atë para katër vitesh, kur ne ishim para një situate shumë të vështirë dhe ku ishte në lojë ekzistenca e Partisë Demokratike. Flas për momentin që unë jam zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike. Zakonisht ne si shoqëri vuajmë nga amnesia, por edhe partitë politike në Shqipëri vuajnë nga amnesia. Duhet të konsiderojnë dhe atë që ka kaluar dhe nuk mund të krahasohen situatat e njëjta. Pra, ishte krejt situatë ndryshe atëherë dhe s'mund të thuash që dhe ai ekip s' ishte i mirë. Kemi një situatë krejt ndryshe tani për atë çka vjen, është e drejta e kryetarit të partisë që t'i japë cilësime të tilla”, u shpreh ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese