E teksa në ambientet e selisë blu është duke vijuar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku dhe po vulosen emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit, nëpër media po qarkullojnë emrat e parë.
Figurave “të vjetra” të politikës, por jo vetëm, mesa duket ish-kryeministri Berisha ia ka besuar vendin në listat e mbyllura.
Burime jo zyrtare për mediat bëjnë me dije se në qarkun e Tiranës, do të jetë vetë ish-kryeministri dhe kreu i të djathtëve Sali Berisha ai i cili do t’i prijë listës.
Ndërkohë, jashtë listës së mbyllur në qarkun e Tiranës Berisha ka lënë Jorida Tabakun dhe Dhurata Çupin, dy figura të rëndësishme për këtë forcë politike, duke i lënë një vend "besnikëve" të Ilir Metës si Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.
EMRAT NË TIRANË NË LISTAT E MBYLLURA:
-Sali Berisha
-Edi Paloka
-Albana Vokshi
-Belind Kellici
-Flamur Noka
-Jozefina Topalli
-Besart Xhaferri
-Fatmir Mediu
-Erisa Xhixho
-Klevis Balliu
-Mesila Doda
-Tedi Blushi


