Hapësire reklamuese

Politikë

Kryesia po vendos pikat mbi “i”! Dalin EMRAT e parë nga selia blu, Durrësi me 5 kandidatë në listat e mbyllura, Bardhi e Korreshi në Fier, Bledion Nallbati në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
Kryesia po vendos pikat mbi “i”! Dalin EMRAT e parë nga selia
Selia blu

Kryesia e Partisë Demokratike brenda ambienteve të selisë blu ka nisur diskutimet mbi listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit. E ndërsa diskutimet në Kryesi vijojnë, pak para publikimit të listave zyrtare, mediat kanë arritur të zbulojnë disa nga emrat të cilët do të jenë në listat e mbyllura.

Mësohet se në qarkun e Durrësit kandidatët për deputetë të cilët janë futur në listat e mbyllura janë: Oerd Bylykbashi; Gent Strazimiri; Manjola Luku; Artan Luku (PAA) dhe Igli Cara.

Ndërkohë, në qarkun e Fierit do të jetë Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu e Partisë së Lirisë, Eduart Sharka si dhe Saimir Korreshi.

Ndërsa në qarkun e Korçës një vend në listën e mbyllur i është dhënë deputetit Bledion Nallbati. Gjithashtu, mësohet se pjesë e listës së mbyllur për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark do të jetë edhe Ivi Kaso dhe Ledina Aliolli.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese