Pedro Sanchez dhe Kryeministri Edi Rama
Pas takimit me kreun e NATO-s, kryeministri Edi Rama priti në Tiranë kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.
Në një postim ne Facebook, pas takimit Rama shkruan se diskutuan për thellimin e marrëdhënieve dy vendeve, bashkëpunimin ekonomik, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
“Kryeministria - Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë”, shkruan Rama.
Sondazh
Poll


