Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa orë para nisjes së ceremonisë së hapjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian, pamje nga nga “Shtëpia e Europës”.
“MIRËMËNGJES dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Shqipëria është mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, duke bërë bashkë 47 liderë botërorë.
Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin. Pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimin e rinisë.
