Kryeministri Edi Rama ka pritur mëngjesin e së enjtes, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në ambientet e Kryeministrisë.
Rutte do të jetë pjesë e tryezës së Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë.
Kryeministri Rama ka ndarë pamjet e kësaj pritje në Facebook, ku shprehet se më Rutte kanë diskutuar mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.
“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkruan Rama.
Kujtojmë se në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë sot do të mblidhen liderët evropian. Disa prej këtyre drejtuesve të lartë shtetesh kanë mbërritur në vendin tonë që ditën e djeshme teksa pjesa tjetër pritet të mbërrijnë ditën e sotme.


