Hapësire reklamuese

Politikë

PS dominon votën e Diasporës! Mbi 63 mijë zarfe të numëruara, ja REZULTATET për çdo parti

Shkruar nga Newsbomb
PS dominon votën e Diasporës! Mbi 63 mijë zarfe të
Foto ilustruese

Në Parkun Olimpik vijon puna për numërimin e votave të diasporës ku nga përditësimet e fundit në orën 19:00 bëhet me dije se janë numëruar 63 622 zarfa nga 194 889 që janë në total.

Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 33 890 vota, e ndjekur nga PD me 18310 vota.

E treta në listë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 5280 vota ose 8.37 %, më pas “Mungësi” e Agron Shehajt e cila numëron 2148 vota ose 3.40%.

Rezultatet për partitë e tjera:

Lëvizja Bashkë: 1662 vota ose 2.63 %

Partia Socialdemokrate: 692 vota ose 1.10 %

Partia Koalicioni Euroatlantik: 442 vota ose 0.70 %

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare: 370 vota ose 0.59 %

Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 185 vota ose 0.29 %

Lëvizja Atdheu: 87 vota ose 0.14 %

Partia Aleanca Demokracia e Re: 38 vota ose 0.06 %

PS dominon votën e Diasporës! Mbi 63 mijë zarfe të

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese