Hapësire reklamuese

Politikë

Më pak se 100 kuti për tu numëruar, Edi Rama siguron mandatin e 4-t! Humbje e thellë për Partinë Demokratike, kush është forca e tretë politike (REZULTATET PARAPRAKE)

Shkruar nga Newsbomb
Më pak se 100 kuti për tu numëruar, Edi Rama siguron mandatin e
Sali Berisha, Edi Rama

Vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare ndërsa procesi ka përfunduar në shumicën e qarqeve të Shqipërisë.

Deri më tani, referuar të dhënave të fundit të KQZ, janë numëruar në total 5,139 kuti votimi nga 5,225 në total, pra mbeten për tu numëruar dhe 88 prej tyre.

Harta zgjedhore dominohet nga Partia Socialiste me përjashtim të tre qarqeve të veriut të cilësuara si bastione të Partisë Demokratike.

Partia e Edi Ramës kryeson zgjedhjet parlamentare me një rezultat prej 719,372 votash, ndërsa koalicioni PD – ASHM e Berishës rendidet e dyta me 473,769 në rang vendi, pra me një diferencë prej 245,603 vota paraprakisht.

Forcë e tretë në parlamentaret 2,025 deri më tani radhitet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 48,489 vota, e më pas vjen Partia Socialdemokrate me 46,855 vota.

Partia Demokratike dominon qarkun Shkodër me 38,801 vota të përkthyera në 5 mandate, qarkun Kukës me 20,700 ose 2 mandate dhe qarkun Lezhë me 31,063 ose 4 mandate. Pjesa tjetër e Shqipërisë ka votuar masvisht për Partinë Socialiste, e cila deri më tani ka siguruar në total 82 mandate, ndërsa Partia Demokratike 52 mandate.

Më pak se 100 kuti për tu numëruar, Edi Rama siguron mandatin e

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese