Hapësire reklamuese

Politikë

Përballja për 10 mandatet e qarkut Korçë, kush janë 3 deputetët e rinj të PS që futen në Kuvend! Edmond Spaho i PD nuk ia del

Shkruar nga Newsbomb

Përballja për 10 mandatet e qarkut Korçë, kush janë 3

Në qarkun e Korçës vijon numërimi i votave për kandidatët në listën e hapur ndërsa ai për partitë u mbyll në orët e para të mëngjesit ku PS fitoi bindshëm me 57213 vota, duke siguruar 6 mandate. Ndërsa PD 36405 vota, përkthyer në 4 mandate.

Deri tani për kandidatët e listave të hapura janë numëruar 229 kuti nga 422 në total dhe në bazë të votave tre janë kandidatët e PS të cilët kanë siguruar një vend në Kuvend.

I pari kryeson Ilirian Pendavinjin me 5416 vota, Bledi Çomo me 5284 vota dhe e treta Besa Spaho 3834 vota.

Ndërkohë PD arrin të fusë në Kuvendin e ri një deputet nga lista e hapur, Jorida Mazelliu me 3711 vota  ndërsa deputeti Edmond Spaho nuk arriti të sigurojë një vend.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese