Salla e seancave plenare
Partia Demokratike ka shënuar humbje të thellë në zgjedhjet e 11 Majit ndërsa ka dështuar edhe të listat e mbyllura.
Demokratët sipas të dhënave të deritanishme, në Elbasan, Fier dhe Vlorë nuk kanë arritur as mandatet e listës së mbyllur.
Në listën e mbyllur në Elbasan janë pesë mandate dhe i pesti është Aurel Bylykbashi, i cili mbetet jashtë Parlamentit.
Në listën e mbyllur të Fierit janë pesë mandate dhe PD-ja deri tani ka katër mandate. Nga këto rezultate, Eduart Sharka mbetet jashtë.
Ndërsa në Vlorë demokratët humbën mandatin pasi ia rrëmbeu Partia Mundësia e Agron Shehajt. PD në këtë qark mori tre mandate ndërsa nga lista e mbyllur mbeti jashtë Atird Hoxha.
Sondazh
Poll
