Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mori pjesë në protestën e Lapajt, reagon deputeti i PD Besart Xhaferri: Opozita shqiptare nuk e ka luksin të luftojë e përçarë

Shkruar nga Newsbomb
Mori pjesë në protestën e Lapajt, reagon deputeti i PD Besart
Besart Xhaferri ne proteste

Ditën e sotme është zhvilluar protesta e katërt kombëtare e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë. Ndërkohë mes qytetarëve  mbështetës të Lapajt, është vënë re mes turmës edhe deputeti i Partisë Demokratike Besart Xhaferri, i cili si duket ka marrë pjesë në protestë.

Pasi lajmi u bë publik, Xhaferri ka bërë një reagim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku është shprehur se do të jetë në çdo protestë ku nuk i bëhet opozitë opozitës por kryeministrit, të cilin e quan “Edvin Kulla”.

“Sot, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, iu bashkova protestës së partisë “Shqipëria Bëhet”, për shkak se është një protestë që bëhet kundër njeriut që e ktheu Shqipërinë në një narkoshtet, ku vidhet vota, lulëzojnë kartelet e drogës dhe ku rinia ikën nga sytë këmbët për të mos u kthyer më kurrë” ka shkruar deputeti i PD.

Teksa më tej ka shtuar se “Partia Demokratike është e hapur për forcat e reja që kanë vendosur të mos i bëjnë opozitës opozitë, por t’i bëjnë opozitë një regjimi që mbahet në këmbë nga kartelet e drogës, të cilat investojnë që në këtë vend të mos ndodhë rrotacioni.”

Sipas tij opozita shqiptare nuk e ka luksin të luftojë e përçarë. Më tej Xhaferri u bën thirrje shqiptyarëve të bashkohen në protestën kombëtare të PD në 10 shkurt.

Postimi i plotë:

Do të jem në çdo protestë ku nuk i bëhet opozitë opozitës, por i bëhet opozitë Edvin Kullës dhe çetës së tij të hajdutëve dhe trafikantëve!

Sot, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, iu bashkova protestës së partisë “Shqipëria Bëhet”, për shkak se është një protestë që bëhet kundër njeriut që e ktheu Shqipërinë në një narkoshtet, ku vidhet vota, lulëzojnë kartelet e drogës dhe ku rinia ikën nga sytë këmbët për të mos u kthyer më kurrë.

Ashtu si aktivistë të kësaj force politike janë bërë pjesë e protestave tona, ashtu edhe unë sot zgjodha të jem në shesh për të treguar se Partia Demokratike është e hapur për forcat e reja që kanë vendosur të mos i bëjnë opozitës opozitë, por t’i bëjnë opozitë një regjimi që mbahet në këmbë nga kartelet e drogës, të cilat investojnë që në këtë vend të mos ndodhë rrotacioni.

Nuk e ka luksin opozita shqiptare të luftojë e përçarë përballë një regjimi, largimi i të cilit është emergjencë kombëtare.

Nga kjo protestë e sotme u bëj thirrje shqiptarëve që më 10 shkurt të dalin masivisht në protestën kombëtare, e cila do të shënojë fillimin e fundit të narkoregjimit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese