Në fjalën e mbajtur nga Asambleja e Partisë Socilaiostë në Durrës, kryeministri Rama ceku dhe rritjen e çmimeve kryesisht të naftës e gazit në vendin tonë, për të cilat theksoi se janë marrë masat për ulje të menjëhershme të akcizës.
“Për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, do të ketë menjëherë ulje me 20% të akcizës së naftës. Deri tani nuk shikojmë impakt në të tjera çmime, por fatmirësisht jemi në kushte ku kemi një borxh dhe deficit goxha të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd” u shpreh Rama në fjalën e tij.
Duke vënë theksin te çmimet e naftës, kryeministri nënvizoi se në qendër të vëmendjes janë pensionistët për të cilët theksoi se janë shtresa që preken më së shumti nga rritja e çmimeve.
“Kemi në vëmendje pensionistët dhe nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata për së pari. Këtë duhet ta dinë që të gjithë. Sepse në fund të ditës, nëse çmimet impaktohen, pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë se të tjerë’ theksoi kryeministri në fjalën e tij.
Ndërsa bëri me dije se po vijon puna për monitorimin e tregut që të kemi rezultate sa më të shpejta në lidhje me evazionin dhe kontrabandën e naftës.
Fjala e kryeministrit Edi Rama: Për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, do të ketë menjëherë ulje me 20% të akcizës së naftës. Deri tani nuk shikojmë impakt në të tjera çmime, por fatmirësisht jemi në kushte ku kemi një borxh dhe deficit goxha të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd. Kemi në vëmendje pensionistët dhe nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata për së pari.
Këtë duhet ta dinë që të gjithë. Sepse në fund të ditës, nëse çmimet impaktohen, pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë se të tjerët. Do të krijohet së shpejti, po punohet për këtë dhe që do të marrë përsipër një veprimtari që do të shkojë nga garantimi i rezervës shtetërore te monitorimi i vazhdueshëm i tregut dhe patjetër edhe tek sigurimi i furnizimit për të mos lejuar asnjë spekulim me çmimet.
Ndërkohë që jemi në fund të një procesi që do të materializohet në një apo dy muajt në vijim për të futur dy komponentë të rinj në monitorimin e tregut të naftës, që do të sjellin rezultate të shpejta edhe në aspektin e evazionit dhe kontrabandës së naftës, e cila vazhdon të jetë prezente në sektor.



