Kryeministri Edi Rama ka folur i fundit në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të mbajtur sot në Durrës. I pari i qeverisë u ndal te tema e nxehtë e drejtësisë duke i mëshuar edhe një herë faktit se askush nuk mund të vërë në diskutim lidershipin dhe forcën politike që drejton.
Ai theksoi se Partia Socialiste ka inicuar lindjen e këtij sistemi të drejtësisë duke e futur Shqipërinë në një epokë që do të provojë sipas tij me çdo kusht anëtarësimin në BE. Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh:
“Duke fillur nga tema e drejtësisë, është një temë që askush dhe për një arsye të na vërë në diskutim lidershipin si forcë qeverisëse dhe vendosmërinë për të udhëhequr Shqipërinë në raport me gjithçka që ka ardhur pas reformës në drejtësi. Ne kemi bërë atë që nuk e ka bërë askush.
Jo që nuk e ka bërë askush, por nuk ka marrë guximin që ta përfytyrojë askush para se të merrnim mandatin e parë. Kemi hapur një shteg historik për drejtësinë duke u tërhequr plotësisht nga territori i pushtetit gjyqësor. Ne nuk kemi asnjë pushtet me kapacitetin për të ndërhyrë në zinxhirin e drejtësisë siç ka ndodhur në gjithë historinë përpara, para se të merrnim pushtetin.
NUk ke si të kesh dhe më pastaj të akuzohesh për kontroll. Faktikisht sot mund të thuhet gjithçka dhe thuhet gjithçka për çdo gjë. Por, askush nuk mund të japë fakte për mugnesën e pavarësisë së drejtësisë. Drejtësia sot është e pavaruar dhe kjo është pak. Drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë.
Në shtratin e përgjakur dhe të ndyrë të drejtësisë që për 100 e kusur vite nuk ka qenë kurrë e pavarur, aq e paanshme jo e jo. Qeveria e sistemit të drejtësisë është e mirëpërcaktuar dhe nuk përbëhet nga këshillat e gjyqësorit dhe këshillat e prokurorisë, inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Dhe në këtë drejtim ne jemi këtu, vetëm për të bërë durim të madh, durim strategjik në funksion të gjithë vizionit tonë për transformimin e drejtësisë.
Nuk kemi pasur ndonjëherë, të paktën unë jo, por edhe të tjerë, iluzionin që gjithçka do të funksiononte sahat në një kohë kaq të shkurtër. As iluzionin që gjërat duhet të shkojnë kur ngrihen institucione të reja”, tha Rama.
