Erjon Braçe ka dalë nga zyra pranë qendërës së votimit në shkollën “Petro Nini” ku u regjistruan tensionet pak minuta para përfundimit të procesit të votimit në vend.
Braçe i cili ka qëndruar në ambientet e brendshme për më shumë se dy orë, u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë ngjarje, por deputeti ka refuzuar t’iu përgjigjet gazetarëtve duke thënë se duhet të merren me 6 milionë dollarë në vend se të merren “me këtë zyrë të vogël”.
“Është një përpjekje e një bande kriminale, e një grupi të strukturuar kriminal që është shfaqur edhe sot edhe dje."
Ai është përfshirë në një debat me gazetarët të cialët kanë kërkuar përgjigje mbi ngjarjen e regjistruar disa minuta para përfunditmit të procesit të votimit në vend.
"Nuk kam asgjë për të deklaruar, gjithë të mirat.“ - ka thënë Braçe dhe është larguar.

