Hapësire reklamuese

Politikë

“PLAS” në kryeqytet, demokratët i “zbulojnë” socialistëve “zyrën sekrete”! Belind Këlliçi zhvillon takim me Erion Braçen në dhomën me xhama “të akullt”

Shkruar nga Newsbomb
“PLAS” në kryeqytet, demokratët i
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tensione të forta raportohen më afërsi të një qendëre votimi në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se demokratët kanë njoftuar Policinë e Shtetit duke pretenduar se pranë shkollës “Petro Nini” socialistët kanë ngritur një qendër elektorale të pa deklaruar më herët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Burime për mediat bëjnë me dije se në këtë ambient me xhama të padukshëm, demokratët pretendojnë se është një zyrë elektorale e PS, ku më herët thonë se kanë qenë drejtues të lartë të Partisë Socialiste me listat e votuesve duke dhënë porositë dhe detajet e fundit para përfundimit të orarit të votimit.

Mësohet se në këto ambiente është futur Belind Këlliçi dhe Sali Lusha, të cilët janë duke zhvilluar një takim me socialistin, Erion Braçe.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të kësaj zyre e cila pretendohet se është një zyrë elektorale, ndodhen forca të shumta policie si dhe demokratë, si Adriana Kalaja dhe Tedi Blushi.

“PLAS” në kryeqytet, demokratët i
Pamje nga zyra e cila pretendohet se eshte zyra elektorale e socialisteve

Sakaq nga pamjet e publikuara së fundmi nga vetë Partia Demokratike, në ambientet e kësaj zyre shihen disa persona të cilët tentojnë të largohen me shpejtësi pasi demokratët "i zbuluan". Siç vihet re dhe në video këta persona mbulojnë fytyrën dhe largohen,  me qëllim që të mos i kapë kamera e telefonit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese