Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mandati i Belerit nën lupën e KQZ-së, avokatja dhe Kaso: Nuk keni kompetencë, procedura që po ndiqni e pavlefshme

Shkruar nga Newsbomb
Mandati i Belerit nën lupën e KQZ-së, avokatja dhe Kaso: Nuk keni
Ne foto: Vangjel Dule, Fredi Beleri dhe avokatja

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, avokatja e Fredi Belerit, Klodiana Gjyzari, ka thënë se procedura që KQZ po ndjek për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të klientit të saj në krye të Bashkisë së Himarës, është konfuze dhe e pavlefshme.

Sipas saj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka këtë kompetencë dhe se nuk mund të kryejë veprime jashtë formularit të dekriminalizimit.

“Procedura e ndjekur nga KQZ konfuze. Nuk ka qartësi, jeni vendosur në lëvizje kryesisht, apo nga një individ. Sipas projektvendimit rezulton te jetë në lëvizje nga shtetasi Eugen Likaj. Nuk ka asnjë të dhënë ku banon, me çfarë cilësie i drejtohet KQZ, mosha, s’ka as kartë identiteti. Firmat e zgjedhësve të tjerë që ti drejtohet KQZ. Pr.vendimi s’ka dispozita të caktuara që të na jepet mundësia të kuptojmë. KQZ vendoset në lëvizje nga një shtetas vetëm ne periudhë zgjedhore, nuk jemi.

S’ka asnjë depozitë të Kodit Zgjedhor që i jep të drejtë që në këtë fazë që është procesi i Belerit nga ana e KQZ të merren iniciativa të tilla. KQZ mund të kryejë verifikim të tillë vetëm bazuar në të dhënat e formularit të dekriminalizimit asnjë e dhënë jashtë formuarit s’mund të merret në verifikim nga KQZ, procedura është e pavlefshme, keni kaluar kompetencat që u parashikon ligji, kërkojmë pushimin e procedurës”, tha avokatja.

Ndërkohë, nga ana tjetër përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se KQZ nuk ka kompetencë për t’ ia hequr mandatin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës Fredi Belerit.

Kaso tha se kjo nuk është një patate e nxehtë që mazhoranca kërkon t’ia kalojë KQZ, por sipas tij duhet të jetë Këshilli i Ministrave që ta shkarkojë nga detyra një person të dënuar me vendim të formës së prerë.

“Nuk është kjo një patate e nxehtë që duan t’ia kalojnë KQZ këta të PS e mos të merren. Mazhoranca duhet të vërë fytyrën që pas vendimit të formës së prerë. Rama duhet të marrë përgjegjësinë ta shkarkojë dhe të thotë që kemi të bëjmë me një person që është i dënuar. Mazhoranca s’do ta bëjë, se kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë.

Apo mazhoranca ka pasur ndonjë dëshirë t’ia bënin heqjen e mandatit dje Ramës dhuratë për 60-vjetor. KQZ duhet të ndjekë rrugën ligjore”, tha Kaso.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese