Hapësire reklamuese


Politikë

PAMJE brenda KQZ-së/ Fredi Beleri ulet krah Vangjel Dules, “shkrihen” së qeshuri me njëri-tjetrin

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE brenda KQZ-së/ Fredi Beleri ulet krah Vangjel Dules,
Vangjel Dule dhe Fredi Beleri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditë e djeshme, 4 korrik, praninim e kërkesës së avokates së Fredi Belerit, që ky i fundit të ishte i pranishëm në seancën ku do të vendoset për vlefshmërinë e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Në zbatim të këtij vendimi, Beleri i shoqëruar nga forca të shumta policise u paraqit në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku dhe po zhvillohet seanca.

I pranishëm në këtë seancë është Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i koalicionit Bashkë Fitojmë, si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Siç shihet dhe nga fotot Beleri ka vendosur që të ulet përkrah Dules ku dhe shfaqen duke qeshur me njëri-tjetrin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese