Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Çfarë do t’i thoshte Ilir Meta popullit? SPAK e arrestoi disa minuta para KONFERENCËS

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë do t’i thoshte Ilir Meta popullit? SPAK e arrestoi disa
Ilir Meta

Mesditën e kësaj të hëne presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua nga Policia e Tiranës. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Meta u arrestua në zonën e "Cassa Italia", në kryeqytet teksa ishte duke shkuar për në ambientet e selisë ku dhe do të mbante një konferencë.

Ka qenë vetë kreu i Partisë së Lirisë ai cili më herët lajmëroi se në orën 13:40 do të zhvillonte një konferencë për mediat.

Kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Siç mësohet, Ilir Meta është arrestuar vetëm pak minuta më në hyrje të Tiranës, pranë një qendre tregtare, këtë të hënë datë 21 Tetor.

Ish-presidenti i vendit është akuzuar publikisht dhe ka qenë nën hetim nga SPAK për disa akuza, që lidhen me financime të paligjshme jashtë vendit, dosjen CEZ-DIA dhe të tjera çështje. Madje, Ilir Meta është paraqitur në SPAK përgjatë viteve më shumë se dy herë.

Urdhër-arresti për kryetarin e Partisë së Lirisë dhe një ndër aktorët e rëndësishëm opozitarë të vendit, mban firmën e kryeprokurorit Altin Dumani dhe dy kolegëve të tij, prokurorëve të posaçëm Sotir Kllapi dhe Arben Kraja.

Edhe muaj më parë, është përfolur për prangosjen e kryetarit të Partisë së Lirisë me urdhër të SPAK, por atëkohë personazhe publike me influencë thanë se operacioni ishte pezulluar në moment të fundit. Menjëherë pas këtyre lajmeve, Ilir Meta nisi fushatë të fortë sulmesh direkt ndaj Altin Dumanit, duke e quajtur atë "Dum - Duman" dhe në shërbim të mazhorancës socialiste.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese