Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ilir Metën kanë dashur ta vrasin”, Sali Berisha KONFIRMON live prangosjen e ish-presidentit

Shkruar nga Newsbomb
“Ilir Metën kanë dashur ta vrasin”, Sali Berisha KONFIRMON
Sali Berisha

Një lajm i bujshëm i kësaj të hëne ka qenë arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Prangosja e ish-presidentit është konfirmuar live edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat, kreu i kësaj force politike iu konfirmoi gazetarëve arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë dhe njëherësh dhe bashkëpunëtorin e tij politik.

“Arrestim politik”, kështu e cilësoi Berisha prangosjen e Metës. Madje sipas ish-kryeministrit, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Ilir Metën përveçse politikisht kanë dashur ta eleminojnë edhe fizikisht.

“Po çdo gjë ndaj tij është politike persekutimi i Ilir Metës është politik, vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt asnjë dokument por, kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik e dofta edhe fizik të Ilir Metës. Kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.

Urdhër-arresti për kryetarin e Partisë së Lirisë dhe një ndër aktorët e rëndësishëm opozitarë të vendit, mban firmën e kryeprokurorit Altin Dumani dhe dy kolegëve të tij, prokurorëve të posaçëm Sotir Kllapi dhe Arben Kraja.

Edhe muaj më parë, është përfolur për prangosjen e kryetarit të Partisë së Lirisë me urdhër të SPAK, por atëkohë personazhe publike me influencë thanë se operacioni ishte pezulluar në moment të fundit. Menjëherë pas këtyre lajmeve, Ilir Meta nisi fushatë të fortë sulmesh direkt ndaj Altin Dumanit, duke e quajtur atë "Dum - Duman" dhe në shërbim të mazhorancës socialiste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese