Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama bën përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist: BE të angazhohet për dialog të ri, sanksionet ndaj Kosovës të hiqen menjëherë

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama bën përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist:
Ilustrim: Demtimet ne Iber Lepenc - Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë përgjegjëse indirekt Serbinë për sulmin terrorist që ka ndodhur në mesnatë në kanalin e Ibër Lepencit në veri të Kosovës. Ai furnizon me ujë disa qytete dhe kryeqytetin Prishtinë, si dhe termocentralin e prodhimit të energjisë Kosova B.

"Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian", shkruan kryeministri.

Edi Rama thotë se partnerët ndërkombëtarë duhet të ndihmojnë Kosovën në zbardhjen e këtij akti sabotazhi, kurse Bashkimi Europian vetë duhet të angazhohet për një formulë të re dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, edhe sanksionet e BE ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë. Edi Rama thekson se ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së.

"Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.

Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së", përmbyll kryeministri shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese