Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Këshilli i Sigurisë aktivizon Ushtrinë, Kosova në gatishmëri të përforcuar, strukturat kriminale serbe synuan infrastrukturën kritike

Shkruar nga Newsbomb
Këshilli i Sigurisë aktivizon Ushtrinë, Kosova në
Ilustrim: Forca e Sigurisë së Kosovës në stërvitje

Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në orët e para të mëngjesit, pas shpërthimit të mbrëmshëm me eksploziv që ka dëmtuar kanalin e Ibër Lepencit, prej ku furnizohen me ujë disa qytete, si dhe një pjesë e kryeqytetit Prishtinë.

Gjithashtu, nga ky kanal me ujë që vjen nga Liqeni i Ujmanit, furnizohet dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Në deklaratë theksohet se Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale, etj dhe se Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim.

Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen, ndërsa kryeministri Albin Kurti është shprehur se Kosova është e përgatitur për të mbrojtur qytetarët e vet dhe infrastrukturën kritike.

“Ne nuk do të tolerojmë akte të tilla që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe kërcënojnë paqen dhe funksionimin demokratik. Situata po vihet nën kontroll drejt rikthimit në normalitet. Kërkojmë nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë sulm që na shkaktoi dëmtime të mëdha", ka thënë ai.

Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës thekson se institucionet mbeten të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve dhe për të siguruar që autorët e këtyre veprimeve të paligjshme të përballen me drejtësinë.

"Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave dhe keqinterpretimeve të luftës hibride kundër shtetit dhe popullit tonë", përmbyllet deklarata.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se ekipet shtetërore kanë vendosur në kohë rekord 6 tuba provizorë në kanalin e Ibër Lepencit në veri të vendit, për furnizim të pandërprerë me energji elektrike të vendit, pas sulmit terrorist serb.

Gjithashtu, ajo ka bërë me dije se autoritetet në Kosovë janë koordinuar me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë, për të evituar reduktime eventuale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese