Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vendosen tuba provizorë në kanalin e Ibër Lepencit, Kosova zgjidh furnizimin me energji pas sulmit terrorist serb! Shqipëria del garant për ndihmë

Shkruar nga Newsbomb
Vendosen tuba provizorë në kanalin e Ibër Lepencit, Kosova zgjidh
Diskutimet ne Kosove per zgjidhjen ne Iber Lepenc

Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se ekipet shtetërore kanë vendosur në kohë rekord 6 tuba provizorë në kanalin e Ibër Lepencit në veri të vendit, për furnizim të pandërprerë me energji elektrike të vendit, pas sulmit terrorist serb.

"Ibër Lepenci, rreth orës 02:00 pas mesnate, në një afat rekord, ka vendosur gjashtë tuba të përkohshëm me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit "Kosova B". Kësisoj, presim që furnizimi me energji elektrike të vazhdojë i pacënuar", njoftuar ajo.

Ministrja Artane Rizvanolli ka bërë me dije se autoritetet në Kosovë janë koordinuar me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë, për të evituar reduktime eventuale.

"Nga ky akt terrorist është ndikuar edhe furnizimi me ujë. Përderisa në Prishtinë furnizimi me ujë do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi në Fushë Kosovë, Drenas dhe rajonin e Mitrovicës do të sigurohet përmes autobotëve, duke nisur nga mëngjesi i sotëm", shton ajo.

Strukturat kriminale serbe dhe terroristët me lidhje politike direkte në Beograd, kanë orkestruar mbrëmjen e djeshme një sulm që nuk ka asnjë dallim nga ajo që po bën Rusia në Ukrainë. Terroristët serbë kanë hedhur në erë me sasi të mëdha eksplozivi kanalin e Ibër Lepencit.

Dëmtimet në rrjet janë të mëdha, pasi nga kanali kryesor i Ibër Lepencit furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë si dhe KEK-u, për ftohjen e termoelektranave dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Reagimi i plotë i Artane Rizvanollit, ministre e Ekonomisë së Kosovës

Të dashur qytetarë,

Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve tona, është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës.

Ibër Lepenci, rreth orës 02:00 pas mesnate, në një afat rekord, ka vendosur gjashtë tuba të përkohshëm me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit "Kosova B". Kësisoj, presim që furnizimi me energji elektrike të vazhdojë i pacënuar.

Në të njëjtën kohë, jemi koordinuar me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë për të evituar reduktime eventuale.

Nga ky akt terrorist është ndikuar edhe furnizimi me ujë.

Përderisa në Prishtinë furnizimi me ujë do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi në Fushë Kosovë, Drenas dhe rajonin e Mitrovicës do të sigurohet përmes autobotëve, duke nisur nga mëngjesi i sotëm.

Qytetarët inkurajohen të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informata të sakta.

Faleminderit Ibër Lepencit, Policisë së Kosovës dhe KEK-ut për reagimin e shpejtë, si dhe AME-së dhe KRU-ve, të cilët kanë vënë në dispozicion të gjitha autobotët dhe kapacitetet e nevojshme njerëzore për një zgjidhje emergjente.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese