Hapësire reklamuese

Politikë

“Do të të marr zvarrë”, u konfliktua në Vorë me Bert Xhabaftin, Policia nis hetime për Flamur Nokën: I ka penguar në votim

Shkruar nga Newsbomb
“Do të të marr zvarrë”, u konfliktua në
Pamje nga konflikti në qendrën e Votimit në Vorë

Policia e Tiranë njofton se ka nisur një procedim në gjendje të lirë për deputetin demokrat Flamur Noka pas sherrit verbal ditën e sotme në qendrën e votimit në Vorë.

Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të dy shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ku e akuzojnë se i ka penguar dhe kërcënuar për të ushtruar të drejtën e votimit.

"Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme."

Përplasja brend QV:

Noka: Do të të marr zvarrë. Je pjesë e bandës së Xhabaftit.

Qytetari: Ti nuk e pranon humbjen, unë jam votues.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese