Hapësire reklamuese

Politikë

U përplas në Vorë me Bert Xhabaftin, Flamur Noka thirrje SPAK dhe Policisë së Shtetit: Ku jeni? Banditi u fut në oborr, po punon me bandën e tij për Gonxhen

Shkruar nga Newsbomb
U përplas në Vorë me Bert Xhabaftin, Flamur Noka thirrje SPAK dhe
Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flmaur Noka ka dalë me një deklaratë për mediat ku dhe ka folur lidhur me incidentin e regjistruar paraditen e kësaj të diele në një nga qendrat e votimit në Bashkinë e Vorës.

I revoltuar, Noka ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë së Shtetit dhe SPAK duke pretenduar se në këtë zonë po blihen vota nga krimi dhe po intimidohen qytetarët.

Sipas Nokës është vetë Bert Xhabafti ai i cili ka dalë në terren me urdhër të kryeministrin Edi Rama për llogari të Blendi Gonxhes.

“Për të sqaruar opinionin publik personi që u hoq si qytetar dhe që mediat dhe portalet e regjimit e sheshin si qytetar është shoferi i Bert Xhabaftit, ai tjetri është shoqërues. U filmuan dy ushtarët e Bertit ishin brenda qendrave të votimit duke ushtruar presion. Doli vetë Berti, Berti është urdhëruar nga Rama që të punojë së bashku me bandën e tij për Blendi Gonxhen. Është denoncuar nga Vokshi sepse është parë duke ngrënë darka me Blendi Gonxhen, Dua të denoncoj organizimin e kësaj bande në funksion të terrorizimit të qytetarëve. A e imagjinoni ju të guxojë të futet vetë një bandit si Berti në oborr. Keni parë ndonjë polic ju këtu? Ku është policia? SPAK? Ka dy orë që ka ndodhur ngjkarje dhe ska ardhur SPAK.

Me bazë të ligjit duhet të ishin këtu. E gjithë banda e me bexhet e KQZ ka ndonjë reagim për këtë. A e dini ju që janë pajisur të gjithë patronazhistët me bexhat e KQZ. Keni ndonjë reagim?

Celibashi thotë që nuk janë bexha të prodhuar ne dhe i kam regeruar në Polici? Dini ju gjë që Policia të ketë arrestuar? Ccfarë tregon kjo, k jo tregon që ata kanë vetëm një shrpesë dhe shpresa është vetëm te bandat. U bëj thirrje shqiptarëve që të dalin në votime, dilni në votime sepse tmerri i atyre janë vetëm vota e lirë.

Ky po tregon atë që se ka treguar as diktatura, as diktatura nuk imponohej dikur me banda, por me ligje të dhunshme. Shikojeni, ja ku keni po që se shikoni një polic këtu, një reagim të shtetit. Ka dy orë që ka ndodhur ngjarja. Qytetarëve u them dhe diçka të rrini i të qetë dhe dilni në votime, janë përpëlitjet e fundit të tyre. Askush nuk i trembet më atyre”, tha Noka.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese