Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vendosur të pezullojë të gjitha bexhet e vëzhguesve në qendrën e në Vorë, pas përplasjes që pati Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka me një qytetar.
Sherri verbal ndodhi rreth orës 12:00 në KZAZ-në nr. 27, Bashkia Vorë ku Noka i shoqëruar nga Albana Vokshi deklaroi se shumë njerëz janë pajisur me badge false për të orietuar votën për Partinë Socialiste.
KQZ nuk ka përfshirë në këtë vendim vëzhguesit ndërkombëtarë dhe bexhet e gazetarëve.
Më herët edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi doli në deklaratë për mediat nga qendrat e votimit në Vorë ku “i dha të drjetë” Flamur Nokës duke thënë se shtetasit e përmendur nga deputeti demokrat nuk ishin përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por qytetarë.
Noka gjithashtu ka akuzuar socialistët se kanë paguar qytetarët për të votuar për Partinë Socialiste, duke shtuar se ky ishte një veprim i organizuar për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, disa qytetarë të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë kundërshtuar akuzat e Nokës, duke e quajtur atë “mashtrues.”

