Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) me kryetar Dashamir Shehi së bashku me partinë Djathtas 1912 me lider Enelekjed Alibeaj, janë koalicioni i parë i regjistruar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Djathas për Zhvillim” është emri koalicionit të parë në këto parlamentare, me kryetar Dashamir Shehin, emri i të cilit do të jetë i shkruar dhe në fletën e votimit nën siglën e koalicionit.
Ndërkohë kanë mbetur ende pak kohë për forcat e tjera politike për tu regjistruar në KQZ si pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit. Kujtojmë që një tjetër koalicion i zyrtarizuar pak ditë më parë është ai mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit me “Nisma Shqipëria Bëhet”, e po ashtu dhe Partia Demokratike së bashku me Partinë e Lirisë, të cilët deri pak më parë ishin në diskutime për mandatet që do të kenë secili në listat e mbyllura të PD-së.
Orari zyrtar për regjistrimin e koalicioneve pranë KQZ është ora 12:00 në mesnatë, ndërsa në vijim pritet të shihet se cilat parti do t’i bashkohen marrëveshjeve Lapaj-Shabani si dhe Berisha-Meta, të cilët siç kanë deklaruar më parë, kanë qenë në bisedime më forca të tjera politike për të garuar së bashku në parlamentaret e 11 majit.
