Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar qytetarët e Kosovës pas mbylljes së procesit të votimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u përcjell përgëzime qytetarëve të cilët shprehën vullnetin e lirë përmes votës.
Kreu i shtetit shqiptar ndër të tjera uron dhe shpreson që qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!
Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, shkruan Begaj.

