Bashkeshortja e Agron Shehaj
Partia Mundësia mbrëmjen e sotme ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë tek “Pallati i Kongreseve”.
Në këtë ditë kaq të rëndësishme për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka qenë bashkëshortja e tij që ka hapur fjalën e para.
Ajo është shprehur se pikërisht në këtë ditë, ata festojnë 18 përvjetorin e njohjes së tyre, ku me humor ka thënë se nuk i ka sjellë lule për të kujtuar datën e tyre.
Ndër të tjera, bashkëshortja e tij bën thirrje e fundit qytetarëve për të zgjedhur partinë e Shehajt, pasi sipas saj ai mban çdo premtim të dhënë dhe një si ai i duhet Shqipërisë.
Sondazh
Poll

