Partia Mundësia ka mbyllur sot fushatën aty ku dhe e nisi një muaj më parë, në Pallatin e Kongreseve.
Qindra mbështetës të kësaj force të re politike janë mbledhur në sallën gjigande për të treguar mbështetjen e tyre ndaj kësaj partie e cila u ka premtuar një mundësi të re për vendin e tyre.
Kreu i “Mundësisë”, Agron Shehaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dielën, më 11 maj, është mundësia për të nisur ndryshimin, prandaj dhe t’i drejtohen kutive të votimin, të votojnë masivisht për forcën politike që ai drejton dhe kandidatët e tij.
“Koha për ndryshim është tani. Të dielën kur të dilni dhe të votoni për partinë Mundësia, kur të zgjidhni kandidatët tanë aty do të nisë ndryshimi për të cilin vendi ka nevojë. Ky do të jetë momenti i kthesës së madhe. Kjo është arsyeja pse ata janë të shqetësuar dhe më sulmojnë mua dhe ju thonë juve që nuk do t’ja dilni.
Por ne do t’ja dalim mos kini asnjë dyshim. Letë jemi të qartë ata kanë frikë nga ne sepse e dinë që ne nuk blihemi sepse ne ja kemi dale me punë të ndershme, jo falë lidhjeve politike, ky është versioni ynë për Shqipërinë një të ardhme për të gjithë që dikush që punon të besojë që suksesi arrihet. Pa pasur nevojë ti shtrijë dorën politikanëve të korruptuar. Të heqësh shtetin nga kurrizi i shqiptarëve nuk është thjesht një premtim., është thjesht një vizion. Sepse më pak shtet do të thotë më shumë para në xhepat e qytetarëve.
Më pak shtet do të thotë të çrënjosim korrupsionin. Të dielën kemi një mundësi unike. Për 35 vite kemi jetuar në një duopol që ka zgjatur shumë. Sot politikanët e këtyre partive mendojnë vetëm për veten e tyre, jo për ju. Prandaj krijuam mundësinë 1 vit më parë. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, shqiptarët të puojnë, tja u heqim shtetin nga kurrizi. Si shumë shqiptarë të tjerë dhe unë u detyrova të largohesha nga Shqipëria, italianët më pritën mirë dhe i jam mirënjohës qëm ë dhanë mundësinë dhe më lejhuan të punoja. Por më lejoni tju them që ditën që shqiptarët do na besojnë nuk do kenë më mundësi që të largohen nga Shqipëria për të arritur suksesin”, tha Shehaj.

