Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Partia Mundësia mbyll fushatën, Erald Kapri bën thirrjen e fundit për 11 majin: Do të nisim epokën e re së bashku

Shkruar nga Newsbomb
Partia Mundësia mbyll fushatën, Erald Kapri bën thirrjen e fundit
Erald Kapri

Kandidati i Partisë Mundësia për qarkun e Tiranës, Erald Kapri, mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalimin e fundit në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, e cila është duke u mbajtur në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë fjalimit të tij, Kapri ka shprehur se partia Mundësia ka bërë fushatën më të bukur në Shqipëri, ku ka theksuar se kanë shkuar derë më derë për të dëgjuar problemet e qytetarëve.

Gjithashtu, kandidati ka shprehur se kjo fushatë është fillimi i një rruge të gjatë, ndërsa bën thirrje për të kërkuar votat nga qytetarët.

Pjesë nga fjala e tij:

A u thashë që ishte fushata më e bukur në Shqipëri. Ju falenderoj shumë, dhe në fakt kur e kemi nisur këtë rrugë, kemi dëgjuar shumë që thonin që nuk do keni asnjë shans. Ne kishim të vërtetën, guximin dhe atë që ata të tjerët nuk e bëjnë dot. Ne kemi vbërë fushstën më të mirë në Shiqpëri. Nuk bëmë koncerte, por vajtëm rrugë më rrugë, nuk duam shtetin në kurriz, por duan që tja dalin vetë me punë. Mundësia për të ndërtuar jetën me forcat tona dhe për  të qëndruar në Shqipëri, jo për të ikur. Kjo fushatë është fillimi i një rruge të gjatë me shumë pengesa, për të sjellë një qeveri të pa korruptuar. Më 11 maj do të nisim një epokë të re që na ka munguar në këto 34 vite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese