Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. E ndërsa ata ushtronin kontroll në banesën e kryebashkiakut me urdhër të prokurorit Ols Dado, Veliaj ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Nuk dihet nëse është një mesazh për hetuesit e BKH-së apo thjeshtë ka zgjedhur të reklamojë kopshtin zoologjik duke treguar Tigrin brenda tij, një ndër kafshët më të forta të pyllit. Por, ajo që bie në sy është ora 9:48, orar që përkonte pikërisht me veprimtarinë e agjentëve të BKH-së në shtëpinë e tij. E pikërisht në atë orar, Veliaj shkruante në kanalin zyrtar të komunikimit në Facebook: “Mirëmëngjes!”
Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa kujtojmë që në muajin prill, Erion Veliaj u thirr në SPAK ku qëndroi për 7 orë duke u marrë në pyetje nga hetuesit në kuadër të inceneratorit të Tiranës. E sot kur ata kanë “zbarkuar” në shtëpinë e tij, Veliaj u është “përgjigjur” përmes një postimi në rrjetet sociale nga Hamburgu, ku gjendet për takim pune sipas agjendës së publikuar.