Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Detaje nga kontrollet në shtëpinë e Erion Veliajt, agjentët e BKH i sekuestrojnë telefonin Ajola Xoxës

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga kontrollet në shtëpinë e Erion Veliajt, agjentët
FotoMontazh/ Ajola Xoxa dhe Veliaj

Mëngjesin e kësaj të premte, rreth orës 08:00 në banesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj trokitën oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Siç dhe bëmë me dije më herët me kërkesë të SPAK dhe prokurorit Ols Dado, agjentët “zbarkuan” në banesën e qytetarit të parë të Tiranës për të zhvilluar kontrolle.

Gjatë këtyre kontrolleve, burime për mediat bëjnë me dije se agjentët i kanë sekuestruar telefonin bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës.

Agjentët e BKH-së kanë pasur në dorë një vendim të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e telefonit të Xoxës, kur janë paraqitur mëngjesin e sotëm në banesën e kryebashkiakut.

Lidhur me këtë kontroll të ndërmarrë mëngjesin e kësaj të premte nuk ka më tepër detaje, ndërkohë vlen të theksohet se kryebashkiaku Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në banesë pasi ndodhet në Gjermani në kuadër të një vizite zyrtare.

Sakaq kujtojmë se në maj të këtij viti, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan për llogari të hetimeve të SPAK celularët e njerëzve të afërt të Ajola Xoxës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese