Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Afera Partizani, Dumani zbulon hapin e radhës për Berishën: Së shpejti në Gjykatë!

Shkruar nga Newsbomb
Afera Partizani, Dumani zbulon hapin e radhës për Berishën:
Foto arkiv/ Sali Berisha

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka komentuar këtë të hënë disa nga çështje për të cilat organi i akuzës është duke vijuar hetimet.

I ndalur te dosja “Partizani”, për të cilën është nën hetim ish-kryeministri Sali Berisha si dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, Dumani tha se janë grumbulluar të gjitha provat.

Sapo të mbyllen hetimet, Dumani tha se çështja do të kalojë në Gjykatë.

“Janë grumbulluar të gjitha provat dhe ajo qe dihet është që është çështje nën hetim”, mësohet të ketë thënë kreu i SPAK, gjatë takimit me gazetarët.

Ndër të tjera ai bëri me dije se lidhur me hetimet për aferën e ish-klubit “Partizani”, janë bërë hetime pasurore për ish-kryeministrin Berisha.

“Janë bërë hetime pasurore për Sali Berishën”, ka thënë ndër të tjera kreu i SPAK.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha prej 30 dhjetorit të 2023, ndodhet në “arrest shtëpie”, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.

Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, Partizani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese