Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mundësia për t’i shpëtuar drejtësisë, Altin Dumani i prerë për Ahmetajn: Po presim ta sjellim nga Zvicra!

Shkruar nga Newsbomb
Mundësia për t’i shpëtuar drejtësisë, Altin
Altin Dumani dhe Arben Ahmetaj

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka zhvilluar këtë të hënë një takim informal me gazetarët, ku dhe i është përgjigjur disa pyetjeve me interes që kanë të bëjnë me çështje konkrete.

Një prej tyre ka qenë dhe “çështja Ahmetaj”. I pyetur nga gazetarët lidhur me “fatin” e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në arrati, kreu i SPAK bëri me dije se janë në bisedime të vazhdueshme me autoritetet zviceriane sa i përket ekstradimit të ish-numrit dy të kabinetit të Ramës.

“Ne jemi në pritje nga autoritetet zviceriane”, mësohet të ketë thënë për mediat ndër të tjera kreu i organit më të lartë të akuzës.

Gjithashtu, ai është pyetur dhe për deklaratat e bëra më herët nga Ahmetaj për televizionin italian “Rai3”, i cili s’kurseu aspak akuzat ndaj Edi Ramës.

Dumani u shpreh se janë duke vijuar verifikimet sa i përket akuzave dhe deklaratave të lëshuara nga ish-zv. kryeministri.

“Ne kemi procedime për Inceneratorët dhe këto deklarata janë duke u verifikuar në kuadër të këtyre procedimeve”, mësohet të ketë thënë Dumani.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj ndodhet prej rreth një viti në arrati, pasi ka refuzuar përballjen me drejtësinë, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht.

Nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese