Kryeministri Edi Rama ka nisur pritjen e liderëve europianë në Sheshin Skënderbej në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti fillimisht në tapetin e kuq kryeministrin e Holandës, Dick Schoof. Më pas kanë mbërritur edhe përfaqësuesja për politikën e jashtme të BE, Kaja Kallas si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së BE, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas, është pyetur nga gazetarët në lidhje me Shqipërinë drejt BE, ku u shpreh se i takon edhe BE-së të bëjë hapat e duhur.
“A mendoni se Shqipëria do bëhet pjesë e BE deri në 2030?”
“Po, mendoj që Shqipëria po bën progres të shkëlqyer kur vjen fjala për reformat që janë të nevojshme. Nga ana e Europës duhen bërë hapat e duhura, ju duhet të bëni reformat në sundimin e ligjit, por ka një moment ku BE dëshiron zgjerimin.” - tha Kallas.



