Hapësire reklamuese

Politikë

“Për Kushtetutën, për Republikën, për Demokracinë”, E para voton Monika Kryeamdhi, Meta shkon pas saj (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka votuar e para pak minuta më parë në Tiranë. Pas saj, menjëherë ka votuar dhe Presidenti Ilir Meta.

Kryemadhi pasi hodhi votën, uroj komisionerët për nëj ditë të qetë dhe të mbarë, ndërsa kreu i shtetit bëri thirrje për Kushtetutën dhe Demokracinë.

“Për kushtetutën, për Republikën, për Demokarcinë, për Shqipërinë në Europë”, tha Meta nga kutia e votimit.

Pasi doli nga qendra e votimit në zonën e ish-Bllokut në Njësinë nr.5, Meta bëri thirrje për pjesëmarrje në votime pasi sot demokracia mbrohet me votë.

“Më në fund, erdhi kjo ditë e bekuar, kjo ditë e mrekullueshme. Edhe Zoti na ka ndihmuar sot që sovrani të ketë kushte sa më të mira për të shprehur vullnetin e tij. Sot cdo qytetar të votojë i lirë dhe me dinjitet.

Të zgjedhin kandidatët më të ndershëm, më patriot që do të punojnë për Shqipërinë. Presidenti ka një axhendë që mbivendoset çdo sekondë. Por punën më të rëndësishme sapo e realizova”, u shpreh më tej Presidenti Ilir Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese