Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për të shqyrtuar ankimimet e Partisë Demokratike dhe Levizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 25 prillit, në qarkun e Tiranës. Bashkë me partitë opozitare, në Kolegj ndodhet dhe kandidati i pavarur Boiken Abazi.
Ky i fundit garoi në 25 prill si i kandidat i pavarur i Lëvizjes Vetëvendosje por nuk arriti të fitonte. Në KAS me herët dhe në Kolegjin Zgjedhor sot, ai kërkon që zgjedhjet të përsëriten pasi ka pasur parregullësi gjatë votimit dhe numërimit të votave.
Ndërkohë, Kolegji është shprehur në nisje të seancës së sotme dhe për kërkesën e PD, e cila dje depozitoi kërkesë për përjashtimin nga seanca të gjyqtarëve. Lërlesa për përjashtimin nga procesi të shtatë prej tetë anëtarëve është rrëzuar.
Sipas Kolegjit, pretendimi i ngritur nga PD nuk është i bazuar në ligj dhe se nuk ka asnjë arsye që shtatë gjyqtarët të përjashtohen.
