Kryetari i PDK-së, deri në shtator të këtij viti, Nard Ndoka ka vijuar me kritikat dhe ironit ndaj Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Së fundmi Ndoka ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me Bashën në 2017, tek “Çadra e Lirisë”.
Ata shfaqen të buzëqeshur, teksa Ndoka shkruan me ironi “qesh e ngjesh”.
Kujtojmë që pas zgjedhjeve të 25 prillit, Ndoka ka kritikuar Bashën duke e quajtur atë edhe përgjegjës për humbjen, ndërsa në një intervistë ai tha se kreu i PD-së gjatë 1 muaji zhvilloi fushatë individuale pa aleatët, duke i përjashtuar ata.
Sondazh
Poll

