Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ndalon thirrjet për prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë, por që mesazhin veçanërisht e ka për prokurorët e Elbasanit, të cilëve iu ka kërkuar hetim dhe zbardhje urgjente të ngjarjes që tronditi vendinj pak ditë më parë.
Ai kërkon vëmendjen e tyre teksa iu bën apel që të dëgjojnë atë dhe jo përfaqësuesin e Ndrangheta-s (Edi Ramën).
Kreu i Shtetit i paralajmëron dhe “mjerë ata” nëse nesër do të derdhet një pikë gjaku apo edhe një pikë loti.
Reagimi i Metës
Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës!
Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion.
Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!
Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!
