Ka përfunduar procesi i votimit në Burgun e Fierit.
Nga 256 të burgosur me të drejtë vote vetëm 186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar sot në mjediset e burgut. Kjo pasi 70 prej tyre nuk kanë pasur mjet identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike, ndaj dhe nuk kanë mundur të votojnë.
Një pjesë tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit.
Ndërkohë, kutitë e votimit do të dërgohen në qendrën e numërimit në Patos.
Sondazh
Poll
