Ndarja nga jeta e piktorit të njohur shqiptar, Skënder Kamberit, ka lënë pas një plagë të madhe për të afërmit e tij dhe të gjithë personat që e njohën ndër vite, në veçanti për piktorin e mirënjohur shqiptar, Helidon Halitin.
Piktori Helidon Haliti me një plagë të madhe në zemër ka reaguar i prekur nga ikja e Kamberit të cilin e kujton si një mësues, piktor dhe mik të çmuar të babait të tij, Faslli Haliti, i cili është është ndarë nga jeta para 6 vitesh.
Duke postuar një foto të piktorit Skënder Kamberit i cili shfaqet më babanë e tij, një nga zërat me të rëndësishëm të letërsisë shqiptare, Faslli Haliti, artisti Helidon Haliti shkruan se dyshja u ribashkuan.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të pikturës shqiptare, Skënder Kamberi. Përtej marrëdhënies mësues–nxënës, ai ishte edhe një mik i çmuar i babait tim, Faslli Haliti, çka e bën këtë humbje edhe më personale dhe më të dhimbshme për familjen time” shtoi Haliti në postimin e bërë në Facebook-un e tij.
Lajmi i trishtë për humbjen e Kamberit mbërriti mbrëmjen e së mërkurës.
Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, Kamberi konsiderohej një nga “penelat” më të spikatura të artit figurativ shqiptar që prej viteve ’60. Një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së tij ruhet sot në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ndërsa shumë prej veprave ndodhen në koleksione private brenda dhe jashtë vendit.
Pikturat e tij janë ekspozuar në vende të ndryshme si Franca, Italia, Greqia, Turqia dhe Egjipti, duke e bërë Kamberin një përfaqësues dinjitoz të artit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Për këtë ngjarje ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale edhe socialisti Blendi Gonxhja, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët.
Postimi i plotë i Helidon Halitit:

