Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bota e artit në zi! Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Bota e artit në zi! Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare
Skënder Kamberi

Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi nga bota e artit është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare një nga figurat më të rëndësishme të pikturës shqiptare, Skënder Kamberi.

Largimi i tij ka prekur thellësisht familjarët, miqtë, kolegët dhe mbarë komunitetin artistik.

Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, Kamberi konsiderohej një nga “penelat” më të spikatura të artit figurativ shqiptar që prej viteve ’60. Një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së tij ruhet sot në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ndërsa shumë prej veprave ndodhen në koleksione private brenda dhe jashtë vendit.

Pikturat e tij janë ekspozuar në vende të ndryshme si Franca, Italia, Greqia, Turqia dhe Egjipti, duke e bërë Kamberin një përfaqësues dinjitoz të artit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar në rrjetet sociale edhe socialisti Blendi Gonxhja, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët.

Në reagimin e tij, ai thekson se kujtimi dhe vepra e piktorit do të mbeten të gjalla dhe frymëzuese për brezat që do të vijnë.

"Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të një prej figurave më të rëndësishme të artit pamor shqiptar, Skënder Kamberi.

Ikja e tij shënon një humbje të madhe për kulturën kombëtare, për historinë e pikturës shqiptare dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan artin e tij. Skënder Kamberi ishte një krijues i palodhur, një kërkues i vazhdueshëm dhe një zë i veçantë që arriti të ndërtojë një gjuhë artistike autentike, edhe në kohët më sfiduese.

Me një krijimtari të jashtëzakonshme prej mbi 1,400 veprash, ai la pas një trashëgimi të pasur që përfshin kompozime monumentale, portrete, peizazhe dhe vepra me një forcë të rrallë shprehëse.

Në çdo periudhë të krijimtarisë së tij, nga realizmi socialist deri tek shprehjet më të lira pas viteve ’90, Kamberi arriti të ruajë integritetin artistik dhe të sfidojë kufijtë e kohës, duke i dhënë artit shqiptar dimensione të reja.

Në këtë moment të vështirë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla dhe frymëzuese për brezat që do të vijnë.

U prehsh në paqe, Mjeshtër," shkruan ai në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Gonxhja (@blendi.gonxhja)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese