Hapësire reklamuese

Aktualitet

I riu nuk përmbahet në protestë, me flamurin kuqezi mbi supe degjeneron fjalorin: Ne duam të hamë, të pimë dhe të q***(VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
I riu nuk përmbahet në protestë, me flamurin kuqezi mbi supe
I riu ne proteste

Njëjtë si dhe në protestat e kaluara, edhe në këtë ditë të 49-të, qytetarë të ndryshëm u ngjitën me radhë dhe morën mikrofonin për të mbajtur fjalën e tyre.

Por, fjalimi i atij që menjëherë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe detyroi madje dhe organizatorët që të reagonin ishte ai i një të riu, i cili përpos halleve dhe shqetësimeve të veta, duke mos lënë pa përmendur as shkakun që i ka mbledhur të gjithë bashkë për të protestuar, degjeneroi “kërkesat” e veta në prani të familjarëve e fëmijëve të shumtë.

Teksa mbante mbi supe flamurin kuqezi, i riu artikuloi një fjali e cila nuk ishte dëgjuar deri në këtë ditë të 49-të të protestës.

 “Shqipëria është e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve. Ne duam të hamë, të pimë dhe të q*më”, tha protestuesi, të cilit menjëherë iu hoq mikrofoni nga organizatorët.

Deklarata e këtij të riu ka sjellë dhe reagimin e vetë deputetit socialist, Ulsi Manja i cili teksa ka shkëputur këtë fragment ka shkruar: “Ndiqeni këtë video të transmetuar drejtpërdrejt sonte nga protesta. Kjo nuk është protestë qytetare, por rrugaçëri. Turp”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese